12:57 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / C E

Atletico interesohet për Andre Silvan

Atletico Madridi është futur në garë për sulmuesin e Frankfurtit, Andre Silva.

Sulmuesi portugez po kalon në një formë fantastike në Bundesliga dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrës spanjolle.

Së fundmi, sipas të së përditshmes gjermane “Bild”, interesim për Silvan ka shprehur Atletico Madridi.

Madje, drejtues të klubit janë të gatshëm ta transferojnë Silvan, që shihet si zëvendësues i Diego Costas së larguar.

Silva këtë sezon në Bundesligë ka shënuar 17 gola në 19 paraqitje, duke asistuar tri herë edhe për bashkëlojtarët.