75 Mall Live Search
18:04 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Atletico Madrid bën një hap prapa në luftë për titull

Lufta për titull në La Liga tani ka filluar të “nxehet”.

Barcelona arriti fitore, por të njëjtën nuk e arriti edhe rivali për titull, Atletico Madrid i cili u ndal baraz 1:1.

Ishte Diego Costa që ia dha epërsinë Atleticos përmes penalltisë, ndërsa në minutën e 82-të Parejo heshti “Wanda Metropolitanon” dhe ndali festën e kryeqytetasve.

Me këtë pikë, Atletico Madrid mbetet në pozitën e katërt me 16 pik, tri më pak se Barcelona që për momentin prin, shkruan Indeksonline.

Ndërsa Valencia mban pozitën e gjashtë me 13 pikë./Indeksonline/