18:20 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Atletico Madrid dëshiron Sakan

Skuadra e Atletico Madrid ka shprehur interesim për talentin e Arsenalit, Bukayo Saka, transmeton Indeksonline.

Los Colchoneros shpresojnë që Saul Niguez t’i bashkohet Chelseas në një marrëveshje permanente dhe kjo mund t’i siguronte fondet për anglezin Saka.

Skuadra e Simeones dëshiron të bëjë një lëvizje verën e ardhshme për reprezentuesin e Anglisë, i cili ka pasur rol kyç në ekipin e Arsenalit kohëve të fundit.