75 Mall Live Search
16:27 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Atletico Madrid “diss” zyrtarëve të Realit: “Disa janë mësuar që ta kenë erën në favorin e tyre”

Dje u zhvillua ndeshja mes Atletico Madridit dhe Real Madridit në kuadër të La Ligas. Ndeshja mbaroi me rezultat 1:1.

Por, tifozë të Real Madridit edhe zyrtar të klubit kritikuan referimin në këtë ndeshje. Sipas tyre, në minutën e 40-të duhej të jepej penalti në favor të Realit, pasi sipas pretendimeve të tyre, kishte prekje me dorë në zonën e rreptësisë, transmeton Indeksonline.

Në lidhje me këto kritika e akuza nuk kanë qëndruar të heshtur skuadra e Atletico Madrid. Përmes një postimi ata kanë hedhur kunja në drejtim të rivalëve lokal.

“Ata kritikojnë edhe suksesin. Disa janë mësuar që ta kenë gjithmonë erën në favor të tyre”, ky ishte postimi i Atletico Madrid.

Ky barazim mes dy skuadrave nga Madridi më së shumti përshtati i ka shkuar klubit të Barcelonës.

Katalunasit tash janë vetëm 3 pikë larg Atletico Madridit që gjendën në pozitën e parë./Indeksonline/