75 Mall Live Search
20:52 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / Gj. Sh

Atletico Madrid fiton me përmbysje ndaj Feyenoordit

Pas barazimit me Lazion, Atletico Madrid ka marr fitoren e parë në Champions League.

Skuadra e Diego Simeones fituan me përmbysje ndaj Feyenoordit, me rezultat 3-2m, shkruan IndeksOnline.

Një autogol i Hermosos në minutën e shtatë, i dha epërsinë Feyenoordit në minutën e shtatë.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm pesë minuta, pasi Alvaro Morata barazoi shifrat në 1-1.

Holandezët rikthyen epërsin në minutën e 34-të, me golin e Hancko, ndërsa Griezmann shënoi për 2-2 në minutën 45+4.

Fitoren Atletico Madridit ia siguroi Morata, i cili shënoi golin e dytë personal në minutën e 47-të.

Me këtë fitore, Atletico merr kreun e tabelës në Grupin E me 4 pikë, një më shumë se Feyenoord që renditet e dyta./IndeksOnline/