Atletico Madrid fiton me përmbysje ndaj Leipzigut

Atletico Madrid ka marr tre pikë nga ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga kryeqyteti i Spanjës, shënuan fitore me përmbysje ndaj RB Leipzigut, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Leipzig e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e katërt, me golin e Benjamin Sesko.
Djelmoshat e Simeones nuk u dorëzuan dhe arritën ta përmbysnin rezultatin.
Antonie Griezman barazoi rezultatin në 1-1, në minutën e 28-të.
Atletico Madrid e arriti fitoren në fund të takimit, ku Jose Maria Gimenez e dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 90-të./IndeksOnline/