75 Mall Live Search
16:26 / E Diele, 15 Dhjetor 2024 / L A

Atletico Madrid fiton miniderbin ndaj Getafes, ngjitet në vendin e dytë

Skuadra e Atletico Madridit ka arritur të mposht Getafen në La Liga me rezultat 0-1.

Skuadra e Diego Simeones, ka vendosur po ashtu edhe një rekord të ri me rezultate duke fituar 11 ndeshje radhazi në të gjitha garat.

Golin e vetëm në këtë derbi e shënoi norvegjezi Sorloth, në minutën e 69-të.

Me këtë fitore Atletico Madridi ngjitet në vendin e dytë, duke e bërë më interesante garën për titull.

“Bardhekuqtë”, kanë gjithsej 38 pikë, aq sa lideri Barcelona dhe 1 më shumë se vendi i tretë, Real Madridi./IndeksOnline/