Atletico Madrid merr fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube, shpreson në kualifikim tutje

Skuadra e Atletico Madrid ka shënuar fitore 3:1 ndaj Seattle Sounders, në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për Klube.
Golat për ekipin spanjoll i shënuan: Barrios (2) dhe Ëitsel, shkruan Indeksonline
Të vetmin për ekipin amerikan e shënoi Rusnak në minutën e 50’të.
Me këtë fitore, ekipi i Diego Simeones mbanë gjallë shpresat për të vazhduar tutje në këtë kompeticion të ri të FIFA-s.
Ndeshjen e radhës, Atletico e zhvillon ndaj Botafogo që ka gjashtë pikë në pozitën e parë të Grupit B./Indeksonline/