Atletico Madrid nuk është serioz, vetëm një pikë ndaj Villarrealit

Skuadra e Atletico Madrid nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen ndaj Villarrealit në javën e 21-të në La Liga.
Mysafirët ishin të parët që shënuan gol me anë të sulmuesit, Gerard Moreno në minutën e 29’të, shkruan Indeksonline
Ekipi i Simeones barazoi shifrat në 1:1 në pjesën e dytë me anë të Linos.
Edhe pse skuadra vendase tentoi disa herë që të dilte me tri pikë nga “Ëanda Metropolitano”, por nuk arriti të shënonte golin e dytë.
Me këtë barazim, Atletico dështon të kalojë në pozitën e parë në La Liga, kështu shkon në kuotën e 45 pikëve, një më pak se lideri Real Madridit (46)./Indeksonline/