14:35 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Atletico Madrid-i pranon ofertën e Milanit për Correan

Pas shumë javësh bisedimesh, Atletico Madrid-i ka pranuar ofertën e AC Milan për Angel Correa-n, i cili ka dëshirë të bashkohet me kuqezinjtë këtë verë.

Sipas ”SportMediaset”, skuadra nga Madridi ka thënë po për një ofertë prej 42 milionë € plus 30% të një shitje të ardhshme të sulmuesit argjentinas. Megjithatë, për njoftimin, shitja e Andre Silva dhe Rodrigo (nga Valencia te Atletico) do të duhej të materializohet./Indeksonline/