11:45 / E Martë, 06 Korrik 2021 / OSH

Atletico Madrid prezanton brazilianin e ri, pritet shumë nga ai

Atletico Madrid e ka prezantuar blerjen e re. Marcos Paulo është përforcimi i ri për skuadrën e Diego Simeones. 20 vjeçari brazilian vije nga skuadra e Flumineses.

Në dy edicionet e fundit, Paulo ka shënuar 14 gola duke zënë vend te skuadra e njohur braziliane.

Në Brazil atë e llogarisin si një sulmues me të ardhme të madhe.

Paulo ka përfaqësuar Portugalinë në grupmosha dhe është ende në dilema për të ardhmen e tij se cilën përfaqësuese do ta prezantojë./Indeksonline/