75 Mall Live Search
10:40 / E Premte, 05 Prill 2024 / G T

Atletico Madridi priti një mysafir të veçantë para ndeshjes me Dortmundin, Wengeri viziton klubin spanjoll

Skuadra e Atletico Madrid është duke i bërë përgatitjet për ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Borussia Dortmundit në UEFA Champions League.

Në seancën stërvitore, klubi spanjoll priti një mysafir të veçantë, ishte ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, shkruan Indeksonline

Wenger takoi futbollistët e klubit spanjoll dhe trajnerin Diego Simeone.

Përveç kësaj, trajneri francez i cili tashmë është pensionuar nga puna përcjelli nga afër edhe grupmoshat e reja të Atletico Madrid.

Kujtojmë që Ateltico këtë javë ka pushim, pasi zhvillohet finalja e Copa del Rey – dhe kanë hapësirë të mjaftueshme për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Dortmundit që zhvillohet të mërkuren me 10 prill në “Wanda Metropolitano”./Indeksonline/