Atletico Madrid zyrtarizon Mathes Cunha

Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Hertha Berlin, Matheus Cunha, transmeton IndeksOnline.
Braziliani ishte i kërkuar edhe nga Leeds në fillim të afatit kalimtar, por paraqitjet e mira në lojërat olimpike, kanë bërë që Atletico të dëshirojë transferimin e tij.
Diego Simeone dëshironte një sulmues për ta zëvendësuar Dembele i cili përfundoi huazimin, me Cunha që ishte ideal sipas argjentinasit.
Los Colchoneros do t’i paguajnë gjermanëve rreth 26 milionë euro për brazilianin.