75 Mall Live Search
22:57 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Atletico Madridi barazon, Barcelona dhe Reali festojnë…

Skuadra e Atletico Madrid nuk ka arritur të dal me tre pikë nga ndeshja kundër Celta Vigos.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll ka barazuar me rezultat 2:2, transmeton Indeksonlinë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Celta Vigo me anë të Santi Minas në minutën e 13-të.

Atletico Madrid përmbysi gjithçka me dy golat e Luis Suarez në minutat 45-të dhe 50-të.

Kur të gjithë po mendonin se Atletico po shkonte drejt fitores së radhës, kështu nuk mendoj Ferryera që arriti të barazoj rezultatin në minutën e 89-të.

Atletico Madrid është ende në pozitën e parë me 11 pikë para Barcelonës dhe Real Madridit. Po ashtu skuadra e Diego Simeones ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/