75 Mall Live Search
14:59 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / L A

Atletico Madridi ka pronarë të rinj, blihen nga një kompani me vlerë 908 miliardë dollarë

Gjiganti spanjoll, Atletico Madrid ka pronarë të rinj.

Këtë e njoftoi klubi madrilen, në një postim në rrjetet sociale duke njoftuar se “Apollo Sports Capital”, do të jenë edhe aksionarët kryesorë të klubit.

“Atletico Madrid dhe aksionarët e saj kryesorë, Miguel Angel Gil, Enrique Cerezo, Quantum Pacific Group dhe fondet e menaxhuara nga Ares Management, kanë arritur një marrëveshje që Apollo Sports Capital (ASC), një firmë globale investimesh sportive, të bëhet aksionari kryesor i klubit tonë”, shkruhej në njoftimin e Atleticos.

Klubi njoftoi se Miguel Angel Gil dhe Enrique Cerezo do të vazhdojnë të drejtojnë Atleticon si drejtor ekzekutiv dhe kryetar i bordit, përkatësisht, dhe do të mbeten aksionarë, duke garantuar vazhdimësinë dhe vizionin e projektit dhe udhëheqjen e tyre.

Detajet financiare të marrëveshjes nuk u zbuluan dhe vlerësimet e tregut e vendosin vlerën e Atleticos në mes 2.5 dhe 3 miliardë euro, bazuar në rezultatet e fundit financiare, asetet e vlefshme tokësore dhe pjesëmarrjen e vazhdueshme në Ligën e Kampionëve gjatë 13 sezoneve të fundit./IndeksOnline/