Atletico Madridi me një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Atletico Madridi po përballet me një mungesë të madhe për ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.
Ylli i skuadrës, Julian Alvarez do të mungojë në këtë ndeshje si shkak i një lëndimi të tij në gju dhe nuk do të udhëtoj me skuadrën drejt Anglisë.

Përveç Alvarezit, ata do të jenë edhe pa Almadan, Jimenezin, dhe Baenan për të njëjtën arsye.
Kujtojmë se ndeshja mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit, do të zhvillohet nesër në orën 21:00, në stadiumin ikonik, “Anfield”./IndeksOnline/