75 Mall Live Search
08:32 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / L A

Atletico Madridi transferon talentin argjentinas

Atletico Madridi ka kompletuar transferimin e talentit argjentinas.

Bëhet fjalë për Thiago Almadan, i cili do të transferohet nga kampioni i Amerikës Jugore, Botafogo.

Almada, do të bëjë fillimisht vizitat mjekësore ku më pas do të nënshkruaj kontratën e tij me “Los Colchoneros”.

Almada, bëri 26 paraqitje me Botafogon ku arriti të fitonte “Copa Libertadores” si dhe gjatë këtij viti ishte i huazuar te Lyoni, ku bëri 21 paraqitje./IndeksOnline/