75 Mall Live Search
20:52 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Atletico Madridi zyrtarisht përfundon në greminë të grupit

Atletico Madridi ka pësuar humbje 1-2 nga Porto në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golat e fitores për Porton i shënuan Mehdi Taremi dhe Eustaquio.

Atletico golin e vetëm e shënoi në minutën e 90’, me një autogol të Marcanos.

Kështu skuadra nga Madridi, përfundon në vendin e fundit në grup me vetëm pesë pikë, derisa Porto në pozitën e parë me 12 pikë.