20:27 / E Diele, 16 Maj 2021 / C E

Atletico mbetet në krye të La Ligas, Barcelona zyrtarisht jashtë garës për titull

Atletico bëri një hap para në luftën për titullin kampion të La Ligas derisa kanë mposhtur Osasunën me rezultat 2-1.

Budimir shënoi golin për Osasunën në minutën e 68-të derisa rezultatin e barazoi Renan Lodi në minutën e 82-të.

Golin e fitores për skuadrën e Simeones e shënoi Renan Lordi në minutën e 82-të.

Real Madrid kanë mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së parafundit.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Nacho në minutën e 68-të, shkruan Indeksonline.

Barcelona ka mbetur jashtë garës për titull.

Katalonasit janë mposhtur  1-2 nga Celta Vigon në Camp Nou.

Messi shënoi për Barcën në minutën e 28-të derisa Mina barazoi rezultatin dhjetë minuta më vonë.

Mina shënoi edhe golin e fitores për Celtan në minutën e fundit të ndeshjes

Atletico Madrid është e para me 83 pikë derisa Reali e duta me 81 pikë.  Barca është e treta me 77 pikë dhe mbetet jashtë garës për titull. /IndeksOnline/