Atletico s’po ndalet në orët e fundit të merkatos, arrin marrëveshjen me yllin e Elches
Atletico Madridi nuk po ka ndërmend të ndalet në orët e fundit të afatit të janarit.
Pas Lookmanit, ata arritën marrëveshje me yllin e Elches, Rodrigo Mendoza.
“Los Colchoneros”, kanë paguar rreth 16 milionë euro plus bonuse si paketë për mesfushorin spanjoll i cili e ka pranuar propozimin.
Klubet e Premierligës e donin atë për merkaton e ardhshme, por Mendoza dëshiroi vetëm Atleticon.
Mendoza, ka bërë 16 paraqitje me Elchen këtë sezon, ku ka shënuar vetëm 1 gol./IndeksOnline/

