23:39 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Atletico në pritje të “El Clasico”, merr kreun e tabelës

Në pritje të El Classicos mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, skuadra tjetër e kryeqytetit spanjoll, Atletico e Simeones, mori një fitore 2-0 ndaj Real Sociedadit dhe u ngjit përkohësisht në krye të renditjes.

“Los Colchoneros” vinin pas një humbjeje shkatërruese 4-0 ndaj Borussias së Dortmundit në Champions League, por sot dominuan takimin, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.

Godin kaloi në avantazh Atleticon pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, ndërsa rezultati u vulos nga mbrojtësi brazilian Felipe Luis, në minutën e 60 të sfidës.

Levante vijon surprizën, pasi mori fitoren e katërt radhazi, ndërsa mbrëmjen e sotme mposhti Leganesin me rezultatin e pastër 2-0, falë golave të Roger dhe Rochinës.

Temat: