75 Mall Live Search
18:24 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Atleticos i mjafton goli i Saul për t’i bërë presion Barcelonës

Atletico e Madridit u mjaftua me një fitore minimale ndaj Leganesit në “Wanda Metropolitano”, duke ruajtur forcat për ndeshjen e kthimit me Juventusin në Champions, ku duhet të ruajë epërsinë e dy golave të ndeshjes së parë.

“Los Colchoneros” fituan një 11-metërsh në minutën e 50-të, që i mor përsipër të ekzekutohej nga Saul. Fillimisht portieri Lunin i kuptoi krahun 23-vjeçarit të Atleticos, por topi përfundoi sërish në këmbët e tij, duke e shtyrë me lehtësi në rrjetë.

Një avantazh i ruajtur me fanatizëm nga madrilenët, që me këtë sukses vënë në presion Barcelonën pak para takimit me Rayo Vallecanon në “Camp Nou”, pasi diferenca mes “blaugranave” dhe “Loc Colchoneros” është 4 pikë.