75 Mall Live Search
17:55 / E Hënë, 08 Korrik 2024 / Gj. Sh

Atletiko Madrid ”ëndërron” transferimin e futbollistit të Chelseas

Atletiko Madrid ka zgjedhur objektivin kryesor në tregun e transferimeve.

Skuadra spanjolle ëndërron mesfushorin e Chelseas, Conor Gallagher, shkruan IndeksOnline.

Por transferimi i tij duket i vështirë për shkak të çmimit të lartë të vendosur nga Chelsea.

Çmimi fillestar nga blutë e Londrës është 50 milion funte, që është i tepërt për Atletikon, megjithatë bisedimet mund të avancojnë mes klubeve.

Gallagher pati një sezon fantastik me Chelsean, ku shënoi 7 gola dhe bëri 7 asistime./IndeksOnline/