Atletiko Madrid fiton ndaj Sevillas, siguron gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës

Atletiko Madrid është gjysëmfinalistja e fundit e Kupës së Spanjës.
Skuadra nga kryqyteti spanjoll, në çerkfinale shënoi fitore minimale ndaj Sevillas, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Memphis Depay, në minutën e 79-të.
Atletiko Madrid i bashkohet skuadrave tjera si Atletiko Bilbao, Mallorca dhe Real Sociedad./IndeksOnline/