75 Mall Live Search
23:02 / E Martë, 10 Mars 2026 / Gj Sh

Atletiko Madrid i jep leksion Tottenhamit

Atletiko Madrid është një hap larg kualifikimit në çerekfinale të Champions League.

Skuadra spanjolle, në ndeshjen e parë, të 1/8 së finales, shënoi fitore bindëse ndaj Tottenhamit, me rezultat 5-2, shkruan IndeksOnline.

”Los Colchoneros” e vulosen fitoren pas vetëm 15 minutave, ku shënuan tre gola.

Marcos Llorento hapi serin e golave në minutën e 6-të, pas një gabimi nga portieri Kinsky.

Antonie Griezman dyfishoi rezultatin në minutën e 14-të, derisa aksionin e radhës, Kinsky bëri një tjetër gabim, duke ia dhuruar topin Julian Alvarez, i cili shënoi golin e tretë.

Në minutën e 22-të, Robin Le Normand shënoi golin e katërt për Atletikon.

Pedro Porro ngushtoi rezultatin në minutën e 26-të, derisa pjesa e parë u mbyll 4-1.

Julian Alvarez shënoi golin e dytë personal në minutën e 55-të, duke vulosur fitoren e skuadrës spanjolle.

Krejt çfarë bëri Tottenham ishte të shënonte edhe një gol me DSominic Solanke, në minutën e 76-të, duke shpresuar për një përmbysje në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet me 18 mars në Londër./IndeksOnline/