Atletiko Madrid i qon selam Realit, merr tre pikë ndaj Celta Vigos

Atletiko Madrid ka marr tre pikë të mëdha para derbit të fundjavës ndaj Real Madridit.
Në ndeshjen e javës së shtatë, skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, fitoi në udhëtim ndaj Celta Vigos, me rezultat minimal 0-1, shkruan IndeksOnline.
Ishte Julian Alvarez ai i cili shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.
Edhe pas shtatë ndeshjeve, Atletiko Madrid nuk di për humbje, duke regjistruar katër fitore e tre barazime dhe renditet në vendin e tretë me 15 pikë, dy më pak se Real Madridi.
Në anën tjetër Celta ka nëntë pikë dhe renditet në vendin e 10-të./IndeksOnline/