75 Mall Live Search
23:15 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / Gj Sh

Atletiko Madrid ia shkakton humbjen e parë Interit në Champions

Atletiko Madrid ia ka shkaktuar humbjen e parë Interit këtë sezon në Champions League.

Skuadra e Diego Simeones i dha fund serisë së ndeshjeve të pamposhtura të italianëve, në një duel të fortë dhe me ritëm të lartë, shkruan IndeksOnline.

Madrilenët kaluan në epërsi shumë shpejt, me golin e Julian Alvarez në minutën e 9-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Interi reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin me golin e Piotr Zielinskit në minutën e 54-të.

Kur gjithçka dukej se po përfundonte në barazim, në minutën 90+3 në skenë doli Jose Maria Gimenez, i cili me një goditje të saktë shënoi golin e artë për 2-1, duke ngritur në këmbë Metropolitanon.

Kjo ishte humbja e parë e Interit në Champions këtë sezon, krahas katër fitoreve dhe 12-të pikëve të grumbulluara, tre më shumë se Atletiko Madrid./IndeksOnline/