75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 10 Prill 2024 / Gj. Sh

Atletiko Madrid shënon fitore ndaj Dortmundit, kualifikimi mbetet i hapur

Atletiko Madrid ka shënuar fitore ndaj Borusia Dortmundit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, fitoi para tifozëve vendas, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

De Paul i dha epërsinë Atletikos në minutën e 4-të të ndeshjes, derisa Samuel Lino e dyfishoi rezultatin në minutën e 32-të.

Por goli i Sebastian Haller në minutën e 81-të, i dha shpresë Dortmundit që të shpresoj për kualifikim në ndeshjen kthyese, e cila zhvillohet me 16 prill në Gjermani./IndeksOnline/