75 Mall Live Search
12:58 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / G T

Atmosfera e mirë te Kosova para ndeshjes ndaj Sllovakisë, festohet një ditëlindje

Kombëtarja e Kosovës është duke mbajtur stërvitje para ndeshjes së nesërme ndaj Sllovakisë.

Sot u festua një ditëlindje në kampin “dardan”, shkruan Indeksonline

Basketbollisti i huaj, Divine Myles u befasua nga bashkëlojtarët e tij.

“Është fantastike, i dua shumë këta djem, njihemi që shtatë/tetë vjet tashmë. E vlerësoj dhuratën dhe shpresojmë të fitojmë të premtën”, u shpreh basketbollisti Myles

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet nesër nga ora 19:00./Indeksonline/