75 Mall Live Search
12:06 / E Martë, 19 Mars 2024 / mp

Atmosfera fantastike në kampin e Shqipërisë, futbollistët kërcejnë me këngën virale

Atmosferë e mirë në Kombëtaren e Shqipërisë para dy ndeshjeve miqësore të këtij muaji.

Ylber Ramadani, Tulant Seferi dhe Nedim Bajrami kërcejnë më këngën e fundit që është bërë trend në TikTok, shkruan LIG Sport.

Kombëtarja shqiptare ka filluar që dy ditë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit(22 mars, stadiumi ‘Ennio Tardini’, ora 20:45) dhe Suedisë (25 mars, stadiumi ‘Friends Arena’, ora 19:00).