22:58 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Atmosfera në koncertin e Unikkatil, adhurues të shumtë në pritje të reperit

Në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë sonte po mbahet koncerti i shumëpritur i reperit, Unikkatil.

Tashmë janë mbledhur shumë adhurues të reperit për ta ndjekur një nga performancat e tij të rralla në vendlindje.

Në videot e publikuara nga atje tashmë shihet edhe një numër i madh i fansave që po presin të ngjitet në skenë legjenda e repit shqiptar.

Kujtojmë që në këtë koncert kanë performauar dhe disa emra tjerë të njohur në vend si, Mozzik, Loredana, Getinjo, Melinda./Indeksonline/