Atmosferë e mirë, Redzepi i shkon në takim Kurtit dhe Osmanit

Po vazhdojnë edhe sot takimet e thirrura nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe u.d. e presidentes, Vjosa Osmani, shkruan Indeksonline.
Emilija Rexhepi i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tyre për këtë takim, i cili po zhvillohet tani. Po ashtu nga fotografitë e siguruara shihet se ka një atmosferë të mirë aty.

Ndryshe, Indeksonline pak më parë raportoi se pati një takim midis minoriteteve jo shumicë ku është arritur marrëveshja që të votohet Qeveria e Kurtit.
Ndërsa mësohet se Rexhepi do të jetë përsëri me një pozitë të lartë në Qeverinë e ardhshme./Indeksonline/
