75 Mall Live Search
20:05 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / Blerim

Atmosferë e ngrohtë nga Klina, ndezën dritat e fundvitit

Ani pse kohë pandemie, tashmë disa nga qytetet e Kosovës kanë marrë pamje tjetër.

Sheshet e rrugët janë dekoruar në prag të festave të fundvitit.

Edhe Klina, sot ndezi dritat, këtë e bëri të ditur përmes një postimi në FB, kryetari i komunës, Zenun Elezaj.

Ky është postimi i tij:

SOT NË KLINË NDEZËM DRITAT PËR FESTAT E FUNDVITIT

Sot, bashkë me bashkëpunëtorët, kemi bërë ndezjen solemne të dritave në qytetin e Klinës.

Jemi të vetëdijshëm se ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë dhe se përballja me virusin COVID-19 ka ndikuar si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik dhe shoqëror, por festat e fundvitit e kanë simboliken e vet.

Po ashtu, këtë vit dekorimi është bërë me një kosto shumë më pak të kushtueshme, kjo pasi duke e pasur primar kujdesin për paranë publike, jemi kujdesur që dritat e vendosura në vitin e kaluar për dekorim të qytetit të jenë të gatshme për përdorim edhe këtë vit.

Në emër tim dhe gjithë stafit të komunës ju dëshiroj shëndet, suksese dhe mbarësi, pas një viti të vështirë dhe përballje me virusin tinëzar.