Atmosferë e paparë në Zvicër, Dhurata Dora e “djegë” në koncert (VIDEO)

Krijuesja e shumë hiteve, Dhurata Dora, është duke mbajtur koncerte gjigante jashtë vendit.
Falë zërit të talentuar ka arritur të jetë tejet e kërkuar nga mërgimtarët, për të cilët kujdeset të krijojë atmosferë të paparë, shkruan Indeksonline.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi, në një mbrëmje ne Luzern të Zvicrës.
Këngëtarja në këtë koncert u shfaq me veshje ngjyrë të bardhë të cilën e kombinoi me flokë të lëshuara dhe një grim të thjeshtë që dukej perfekt.

Interesimi nga fansat për të marrë pjesë në këtë mbrëmje ishte tejet i madh.

Në disa video të siguruara nga Indeksonline shohim se atmosfera ka qenë në kulm, ku mijëra pjesëmarrës janë kënaqur me hitet e saj si dhe performancën e jashtëzakonshme./Indeksonline/