75 Mall Live Search
20:53 / E Enjte, 04 Maj 2023 / Gj. Sh

Atmosferë e zjarrtë në “Diego Maradona Stadium”, tifozët e Napolit gati për festë (VIDEO)

Skuadra e Napolit sonte me shumë gjasë do të luaj shpallet kampion i ri i Italisë.

Napolitanët luajnë në udhëtim ndaj Udineses, dhe mjafton një pikë për ta siguruar edhe matematikisht titullin, shkruan IndeksOnline.

Tifozët e Napolit tashmë janë bërë gati për festën e madhe, ku e kanë stërmbushur stadiumin ”Diego Armando Maradona”, dhe do ta shikojnë ndeshjen përmes një monitori gjigant.

Ky do të jetë titulli i tretë në histori të Napolit, ku hera e fundit ishte viti i largët 1990./IndeksOnline/