75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / AR

Atmosferë e zjarrtë/ Tayna e ‘kall’ Austrinë (VIDEO)

Reperja e famshme Tayna, që kur debutoi në muzikë u veçua si një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar.

Talenti i saj ka depërtuar edhe jashtë vendit, duke qenë emër i njohur ndërkombëtarisht, shkruan Indeksonline.

This image has an empty alt attribute; its file name is image-68.png

Ka disa javë që ka nisur turin jashtë Kosovës, pasi është mjaftë e kërkuar për koncerte edhe nga bashkatdhetarët.

Mbrëmë ka mbajtur një koncert në Vjenë të Austrisë duke sjellë një performancë fantastike. Nga pamjet e publikuar në Instastory shohim se si reperja e ‘kall’ atmosferën me hitet e saj duke qenë prezentë qindra-mijëra persona.

Gjithashtu, ajo ka publikuar një tjetër imazh duke treguar që me datën 13 nëntor do të përformoj në Zvicër, ku do të kujdeset të krijoj një atmosferë të paharruar për fansat e saj./Indeksonline/