75 Mall Live Search
22:06 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / G T

Atmosferë fantastike, lot gëzimi – kështu e përjetuan “Dardanët” fitoren historike ndaj Sllovenisë

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë shënoi fitore historike ndaj Sllovenisë në Lubljanë me shifrat 0:2, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet reagimi emocionues i “Dardanëve” pas fitores historike, shkruan Indeksonline

Aty shihet edhe kreu, Lul Berisha – i cili është në lot gëzimi për këtë fitore, duke treguar qartë sakrificën, luftën, dhe mos-dorëzimin për t’i arritur këto ditë fantastike.

Kujtojmë që Kosova ka siguruar play-offin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, kjo arritje është për herë të parë në histori.

Të martën, “Dardanët” luajnë ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”, një fitore e thellë deri në 6:0, na kualifikon direkt, por sigurisht që vështirë të ndodhë./Indeksonline/