Atmosferë festive! Një potpuri e bukur publikohet nga yjet e muzikës

Këngëtaret shqiptar janë kujdesur që për festa e fundvitit të krijojnë hite të mëdha.
Madje, disa nga ata kanë bashkuar forcat për duete duke sjellë kombinime fantastike, shkruan Indeksonline.
Sabri Fejzullahu, Meda, Vjollca Haxhiu, Sinan Vllasaliu, Gili, Juliana Pasha dhe Sinan Hoxha kanë gërshetuar disa këngë të publikuara më herët në një potpuri të vetme, duke e kthyer në një hit të padiskutueshëm.
Me këtë super projekt ata ia kanë shtuar edhe më shumë hijeshinë festave të fundvitit./Indeksonline/