75 Mall Live Search
13:30 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / S Z

Atmosferë festive në 17 vjetorin e pavarësisë, këngë e valle në sheshin e Prishtinës

Kosova sot po shënon 17 vjetorin e pavarësisë. Aktivitete të shumta për shënimin e 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kanë filluar që nga orët e hershme të mëngjesit.

Për të vazhuar pastaj me parakalimin e Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës, në sheshin e kryeqytetit.

E qytetarë të shumtë kanë dal në sheshin e Prishtinës, për të parë nga afër këtë parakalim, i cili ngall shumë emocion.

Nuk ka munguar as atmosfera festive në kryeqytet. Qytetarë të shumtë fëmijë e të moshuar kanë mbushur sheshet.

E nuk kanë munguar as këngët dhe vallet me surle dhe tupana në sheshin e Prishtinës, aty ku qytetarët vazhdojnë gjatë gjithë ditës festën e tyre./Indeksonline/