08:40 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ato që duhet të hani dhe të bëni pas stërvitjes

Të marrurit me sport po bëhet gjithnjë e më shumë një stil jetese dhe shumë njerëz e kanë përqafuar këtë duke i kushtuar stërvitjes së trupit minuta dhe orë nga koha e tyre.

Dhe që ajo të japë efekte, mes shumë gjërave që duhet të kemi parasysh, tepër e rëndësishme është të dimë se cilat ushqime duhet të konsumojmë pas ritualit ditor.

Gjatë procesit stërvitor, organizmi konsumon glikogjenin e rezervuar, ndërkohë që disa proteina shpërbëhen, kështu që për të rindërtuar në mënyrë ekase ato dhe forcuar muskulaturën e rëndësishme të konsumojmë ushqime të pasura me to dhe glikogjen.

Këshillohet që menjëherë pas përfundimit të sesionit stërvitor të konsumoni proteina për ndërtimin e muskujve, vezë, mish pule, peshk, kos grek, proteinë pluhur.

Konsumoni karbohidrate pas stërvitjes, oriz, patate, makarona, fruta, qumësht, bukë integrale e thekur.

Të rëndësishme janë edhe yndyrat. Këtu përfshihen avokado, arra, gjalpi, vaji i ullirit, qumësht i pa skremuar, çokollata fondente.