75 Mall Live Search
10:36 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Atraksionet e gjithësisë basketbollistike NBA në ARTMOTION vazhdojnë

Platforma më e pasur, më atraktive dhe më ekskluzive sportive në vendin tonë, ART MOTION, ka filluar transmetinin e ndeshjeve të NBA, në vitin e dytë rradhazi.


Ishte titulli i 17-të për LA Lakersin ai i edicionit të kaluar, ku në finale mposhtën Miami Heatin me rezultat të përgjithshëm 4-2.


Vetëm 72 ditë më vonë, ka filluar maratona e ballafaqimeve në kanalet sportive të platformës Art Motion që më 22 dhjetor të këtij viti nisi me transmetimin e ndeshjes midis LA Lakersit dhe LA Clippersit.


Ndryshe sezoni i ri në NBA, do të jetë më i shkurtri në histori të Ligës basketbollistike, që do të jenë vetëm 72 ndeshje për secilën skuadër në sezonin e rregullt.

Edhe java e fundit të dhjetorit së bashku me fillimin e janarit, do të ketë transmetime në Art Motion. Në orën 04:00 të mëngjesit të 31 dhjetorit, drejtpërdrejt në Art Sport 1 do të zhvillohet ndeshja Portlandi – LA Clippersi.

Në natën e ndërrimit të vitee, platfoma ART MOTION ka menduar që t’ju argëtojë me spektakël nga basketbolli përtej oqeanit Atlanitk. Me fillim prej orës 03:00 të mëngjesit, më 1 janar 2021, do keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejt takimin midis Phoenix Sunsit dhe Utah Jazzit.


Po ashtu në vikend, do jenë edhe dy ndeshje të tjera ekskluzivisht në kanalet sportive. Të shtunën, nga ora 01:00 e mëngjesit është dueli Miami – Dallasi kurse po në atë ditë, nga ora 23:00 do të jetë ballafaqimi Sacramento – Houston Rocketsi.

Pra, edhe këtë vit e deri më 2025, ligën më elitare të basketbollit në botë do ta gjeni vetëm në Art motion.
Dhe ky … është vetëm fillimi!