75 Mall Live Search
10:12 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Atraktive dhe në formë, Kylie Jenneri e veshur me sytjena pozon

Çdo gjë që ajo bën kthehet në trend dhe lajm në mediat rozë.

Bëhet fjalë për bukuroshen amerikane, Kylie Jenner, e cila ka realizuar një fotosesion të ri.

Ylli televiziv edhe këtë herë vëmendjen më të madhe e mori për shkak të veshjes së saj e që këtë herë pozoi vetëm në sytjena.

22- vjeçarja dukej tejet atraktive, joshëse dhe në formë të mirë, derisa nuk munguan komentet e shumta sipër fotografisë për paraqitjen e saj.

Ndërsa, kujtojmë se Kylie e cila është nënë e një vajze pak javë më parë i dha fund lidhjes disavjeçare me reperin, Travis Scott./Indeksonline/