75 Mall Live Search
12:32 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

“ATS Group” nga Shkupi jep donacion 100 mijë maska për Kosovën në vlerën prej 40 mijë eurove

Në kohën kur vendi vazhdon të përballet me pandeminë Covid-19, kërkesat për produkte mjekësore vazhdojnë të mbesin të mëdha. Maskat e dorëzat janë ndër produktet më të nevojshme si për stafin mjekësor ashtu edhe për qytetarët e rëndomtë, shkruan IndeksOnline.

E në një situatë të tillë, Kosova, përkatësisht Shërbimit Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës, ka përfituar një donacion nga kompania “ATS Group”, që vjen nga Shkupi.

Kjo kompani ka dhuruar në formë të donacionit 100 mijë copë maska medicinale, vlera e të cilave e kap shumën e 40 mijë eurove.

“ATS Group, Shkup, Maqedoni e Veriut, ka shfaqur dëshirën që të dhurojë maska medicinale, në sasi prej 100, 000 copë për QKUK-në, si ndihmë në këtë gjendje pandemie”, thuhet në dokumentet e lëshuar me rastin e kërkesës për të bërë këtë donacion.

Kërkesën për këtë donacion kompania e cila ka ndihmuar edhe në Maqedoni institucionet shëndetësore, është shqyrtuar nga Komisioni për Donacione, duke vlerësuar kështu këtë donacion si shumë të domosdoshme.

Kërkesa për këtë donacion i ishte dorëzuar Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe e cila më pas edhe është aprovuar.

IndeksOnline ka siguruar të gjitha shkresat dhe foto rreth pranimit të këtij donacioni mjaftë të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve./IndeksOnline/