75 Mall Live Search
23:24 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / S Z

Aty ku Mefi kuvendon, salloni s’mjafton

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Mefail Bajqinovci është takuar me banorët e Batllavës, ku kanë diskutuar për fuqizimin e VV-së. Bajqinovci ka thënë se mbështetja dhe vendosmëria për fitoren e 9 shkurtit, janë të jashtëzakonshme.

“Batllavë, Podujevë – Mobilizim i jashtëzakonshëm!  Sonte, në lagjen Terholli të Batllavës, bashkë me shumë banorë diskutuam për fuqizimin e Lëvizjes Vetëvendosje në çdo cep të Kosovës! Mbështetja dhe vendosmëria për fitoren e 9 shkurtit janë të jashtëzakonshme”, ka thënë Bajqinovci.