75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 20 Tetor 2024 / AR

Aty ku motrat marrin pjesë, e “kallin” tapetin e kuq

Kim Kardashian u pa bashkë me motrat e saj Kylie dhe Kendall Jenner në Gala.

Kimi u pa në shoqërinë e motrave më të vogla ku të trija shkëlqyen në tapetin e kuq, transmeton Indeksonline.

Kim e theksoi trupin duke e veshur një korse të ngushtë që i ka kombinuar me pantallona të shkurtra, teksa vëmendjen e mori edhe me bizhuteritë e saj.

Në sy ranë edhe motrat Jenner. Kendall u shfaq e veshur me një fustan të zi ndërsa Kylie me një fustan të tejdukshëm tek pjesa e gjoksit.

Pamjen e plotësuan me vathë të mëdhenj me diamante dhe dy unaza.

Motrat pozuan të përqafuara në tapetin e kuq duke mahnitur me bukurinë e tyre./Indeksonline/