09:14 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Aty ku pritja për miell s’është lojë, kolona rekorde te mulliri në Bellopojë

Mulliri i Bellopojës në Istog vazhdon të pres çdo ditë qindra-mijëra vetura në ditë. Njëri nga mullinjtë më të frekuentuar në rrafshin e Dukagjinit ka mbledhur qindra qytetarë edhe në mengjesin e sotëm. Një qytetar ka thënë për Indeksonline se ka ardhur në 5 të mëngjesit për të zënë radhën që të sigurojë miell. Ka të tillë që edhe në terrin e orës 04 te mëngjesit kanë marrë udhën për të siguruar miell në Bellopojë. Istogu mbetet qytet me asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, por që mobilizimi i qytetarëve në këtë zonë duket vërtet i madh./Indeksonline/