08:04 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aubameyang drejt kalimit në Premier League, zbuloni se ku

Pierre Emenike Aubameyang duket se do të vijojë karrierën e tij në Premier Leaguen angleze.

Në adresë të Borusias së Dortmundit ka mbërritur një ofertë zyrtare nga klubi i Evertonit, shifrat e të cilës nuk bëhen të ditura ende.

Aubameyang ishte nga më të kërkuarit gjatë kësaj vere, veçanërisht nga Milani, por në fund Dortmundi vendosi ta mbajë. Nga ana tjetër, Evertoni duket se ka ndërmend të rikthehet fuqishëm, pas startit tejet negative të sezonit dhe shikon te Aubameyang, partnerin e duhur të Wayne Rooneyt.