75 Mall Live Search
15:25 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Aubameyang e lë Arsenalin pa fitore, fajit i ka edhe VAR-i

Sistemi VAR dhe sulmuesi Aubameyang e kanë lënë Arsenalin pa fitore në derbin e sotëm ndaj Tottenham. Arsenal kaloi herët në epërsi me golin e realizuar nga Ramsey.

Por, vendasit barazuan në 1-1 nga penalltia e dyshimtë për Spurs, të cilën në gol e shëndrroi Harry Kane.

Arsenal e pati mundësinë e artë për fitore, por atë e lëshoi Aubameyang duke dështuar në minutën e fundit nga penalltia.

Me këtë barazim, Tottenham mbetet në pozitën e tretë më 61 pikë, ndërkaq Arsenali s’ka rehati në pozitën e katërt me 57 pikë të tubuara./Indeksonline/