10:35 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Aubameyangu lë Interin në plan të dytë, pret ofertën nga gjiganti spanjoll

Sulmuesi i Arsenal, Pierr Emerick Aubameyang, s’po ngutet që t’i japë përgjigje ofertës së Interit.

Sipas “Diario Sport”-it’, 30- vjeçari është duke e pritur një ofertë nga klubi i Barcelonës, transmeton Indeksonline.

Nëse Barcelona dështon ta transferojë Lautaro Martinezin, atëherë klubi katalunas do të vihet pas sulmuesit nga Gaboni.

Aubameyangu pritet të largohet nga Arsenali në merkaton verore, pasi klubi londinez po mendon t’i japë më shumë hapësirë talentit, Martinelli./Indeksonline/