Aubameyang e mbështet Granit Xhakën për rolin e kapitenit
Pierre Emerick Aubameyang e ka konfirmuar se Granit Xhaka do të jetë kapiteni i ri i Arsenalit.
Pasi që Xhaka sot ka edhe ditëlindjen, Aubameyang postoi një fotografi ku futbollisti është duke festuar me Granitin dhe në të shkruhej “Urime kapiten”.
Granit Xhaka sot e mori lajmin që ai do të jetë kapiten i Arsenalit, kjo ishte një dhuratë e mirë për ditëlindje për kosovarin./Indeksonline/.
